Një shqiptar në ekipin e parë të Bayernit

Një shqiptar në ekipin e parë të Bayernit

Hansi Flick është konfirmuar trajner i Bayern Munichut të paktën deri për Krishtlindje dhe do të ketë kohën e duhur që të tregojë se nën drejtimin e tij, skuadra mund të jetë pretendente si për trofetë në Gjermani, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Ish-asistenti i Niko Kovac duket se mendon se në këtë rrugëtim do të nevojitet ndihma edhe e disa emrave të rinj, e për këtë arsye ka vendosur të bëjë ndryshime në përbërjen e lojtarëve që do të ketë në dispozicion derisa të mbarojë afati i parë që ka vendosur klubi.

Bavarezët bënë të ditur se deri në mbyllje të këtij viti, ekipit të parë do t’i bashkoheshin për stërvitje e për të qenë në dispozicion për ndeshjet zyrtare, katër futbollistë nga skuadra e dytë. Një prej tyre është shqiptari 18-vjeçar Leon Dajaku, i cili u ble nga Bayerni për 1.5 milion euro në verën e vitit 2019 nga radhët e Sttutgarti. Dajaku ka luajtur në disa miqësore me ekipin e parë e duket se Flick mendon se mund të ndihmojë edhe në sfidat e Bundesligës kur të jetë nevoja për t’i dhënë disa minuta pushim lojtarëve kryesorë.

Djaloshi ka zgjedhur që për momentin të përfaqësojë Gjermaninë në arenën ndërkombëtare e ka luajtur rregullisht me përfaqësueset U17, U18 dhe U19 të saj.

MEDIAL.mk