Pjesëtarët e Njësitit të Policisë Kufitare në qytetin boshnjak Vishegrad, mbrëmë e kanë arrestuar N.B. (1974), shtetas i Republikës së Maqedonisë, pasi pas një kontrolli është përcaktuar se pas tij është shpallur urdhër-arrest nga Gjykata e Qarkut në Bjelinë nën akuzat për vrasje.
Siç kumtoi Policia kufitare e Bosnjë e Hercegovinës, shtetasi i Maqedonisë është arrestuar gjatë hyrjes në vend në vendkalimin kufitar ndërkombëtar Uvac.
I arrestuari u është dorëzuar organeve të hetuesisë, shtohet në kumtesë.