Një super lajm, Besfort Arifi grumbullohet me seniorët e Maastrichtit

Një super lajm, Besfort Arifi grumbullohet me seniorët e Maastrichtit

Shqiptarët kohëve të fundit janë bërë emër dhe sinonim gjithandej me emrat e mëdhenj që po joshin ekipet më të mëdha evropiane. Mund ëtë përmendim së fundmi shkupjanin Enis Bardhi, që është në shënjestër të Arsenalit, Fiorentinës, e shumë klubeve të tjera, ndërsa pa lënë anash edhe një Marash Kumbulla, Amir Rrahmani e të tjerë.

Por sot shqiptarët kanë edhe një tejtër futbollist, për të cilin ndoshta pak është shkruar, e që pritet të jetë emër i madh i futbollit evropian. Bëhet fjalë për Besfort Arifin, i cili sot është bashkuar me seniorët e MVV Maastricht, skuadrë kjo që luanë në Divizionin e Parë të Holandës.

Tani kur ekipi udhëhiqet nga trajneri boshnjak, Darije Kalezic, atij i është folur shumë për 18 vjeçarin shtatlartë Arifi, i cili me paraqitjet për ekipin U19, ka shënuar plot 13 gola, duke i shtuar edhe 10 asiste.

Besfort Arifi sot në grumbullimin me ekipin e seniorëve të MVV Maastricht

Stërvitjen e parë Besforti me ekipin e parë të Maastrichiti e kishte sot dhe ka mbetur i kënaqur nga pritja që i është bërë nga seniorët e ekipit të tij.

“Për mua është një arritje që sot të jem në moshën 18 vjeçare me senioërt e Maastrichtit, pasi më parë luaja te U19. Falënderoj trajnerin për besimin e dhënë dhe shpresoj që shumë shpejt të marrë shansin edhe në ndeshjet që do të luajmë”, ka thënë për Albsport.mk, Besfrot Arifi.

Përndryshe Arifi që luan në disa pozita në sulm, në krahun e djathtë dhe të majtë, ndërsa epërsia e tij është se është majtak, por përdor mjaft mirë edhe të djathtën e tij.

Arifi me familjen e tij që rrjedhin nga Shkupi, jetojnë në Belgjikë, ndërsa kanë shtetësi të dyfishtë, atë belge dhe të Maqedonisë së Veriut. Karriera e tij ka nisur në 2012-2016 te KRC Genk, që pas një viti të kalon te KAA Gent, ndërsa për të kaluar në vitin 2017/2018 shkon në Hollandë te MVV Maastricht.

Besfort Arifi me fanellën e rep. Maqedonisë së Veriut

Por talenti i madh i Arifit është vërejtur edhe nga reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut dhe ai ka kaluar në të gjitha gjeneratat U16, U17 dhe tani është në U18, por që me këto statistika dhe paraqitje ai sigurisht se nuk do të mbetet vetëm këtu, pasi që kërkesa për ta pasur në përfaqësuese ka shprehur edhe kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa Maqedonia U21 dhe seniorët e shohin Besfortin si një nga futbollistët e së ardhmes të vendit.