Një tjetër i punësuar në doganë ka vizituar Gruevskin

Përveç Aleksandar Trajkovski, edhe një tjetër i punësuar në Doganë ka vizituar azilantin Nikolla Gruevskin në Budapest. Një gjë të tillë e konfirmoi drejtori i Doganës Gjoko Tanasoski. Personi i cili është parë duke drekuar në një restorant në Budapest me Gruevskin nga pamjet e portalit hungarez “24”, është i punësuar në Sektorin për Kontrolle dhe Hetime në doganë. Ai ka shfrytëzuar pushimin vjetor për të shkuar në Hungari. Drejtori i Doganës Tanasoski thotë që nuk mund të pengojmë të punësuarit dhe se ata mund të shkojnë ku të duan në jetën e tyre private. Të dy të punësuarit e Doganës që kanë qenë në vizitë tek Gruevski, vazhdojnë punën rregullisht. Aleksandar Trajkovski, i cili është i akuzuar në lëndën e Prokurorisë Speciale “Dhuna në Qendër”, deklaroi se ka qenë në Budapest për kontroll për sinuset.

Personi i dytë që shihej në pamje ka marrë dy ditë nga pushimi vjetor dhe ka shfrytëzuar një ditë të lirë që e kishte në dispozicion. Nuk dua të zbuloj më shumë detaje sepse përveç arratisjes së Gruevskit. Prokuroria e krimit të organizuar zhvillon edhe procedurë tjetër dhe së shpejti do të njoftohet publiku. Ne si Doganë nuk mundemi t’u ndalojmë apo tu përzihemi të punësuarve tanë se ku do të shkojnë në jetën e tyre private. Për të dy të punësuarit kemi hetime të cilët do të tregojnë se a ka pasur keqpërdorime”- tha Gjoko Tanasoski,  drejtori i Doganave.

ALSAT

Loading…

TAGS