Një tjetër problem në plazhet shqiptare gjatë verës, pickimet e insekteve

Një tjetër problem në plazhet shqiptare gjatë verës, pickimet e insekteve

Temperaturat e larta nuk janë i vetmi shqetësim gjatë stinës së verës.

Pickimet nga insektet e ndryshme janë një rrezik më vete dhe sipas mjekëve specialistë duhet bërë shumë kujdes. Grupmoshat më të riskuara ndaj pickimeve janë fëmijët dhe moshat e treta.

Por sipas mjekëve pickimi nga bletët dhe grerëzat janë ndër më të rrezikshmet dhe në të tilla raste duhet të paraqitemi për të marrë trajtim të specializuar.

Për të gjithë ata që zgjedhin të bëjnë pushime në bregdet apo në mal, mjekët specialistë rekomandojnë që të mbajnë me vete kremra apo produkte të ndryshme që mbajnë larg insektet