Një tjetër shtet nuk lejon më hyrjen e shqiptarëve

Një tjetër shtet nuk lejon më hyrjen e shqiptarëve

Rritja e numrit të infekturave dhe viktimave e ka detyruar Hungarinë që të marrë disa masa të tjera shtesë.

Një prej masave të fundit kufizuese është ndalimi i hyrjes në vend i qytetareve nga disa vende, sidomos ato të Ballkanit.

Duke nisur nga dita e mërkurë e javës që vjen shtetasit nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria nuk do të mund të hyjnë në Hungari.

Ndërsa hungarezët që kthehen nga vendet e listës së verdhë dhe listës së kuqe, do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, janëapo nuk janë të infektuar me Covid-19.

Ky kusht vlen edhe për shtetasit e huaj që janë pjesë e listës së verdhe, kryesisht gjermanet, francezet dhe shtetasit e vendeve nordike.

Hungaria deri më tani ka regjistruar 4.234 persona të infektuar me COVID-19 dhe 595 viktima.