Një viktimë dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një viktimë dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 137 raste të reja dhe një viktimë si pasojë e koronavirusit.



“Numri total i rasteve pozitive është 16,891 raste nga 80,058 persona të dyshimtë dhe 653 viktima”, ka njoftuar IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,572.