Një vit më parë i vranë djalin, sot i vendosën tritol në banesë

Një vit më parë i vranë djalin, sot i vendosën tritol në banesë

Ditën e sotme një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët ë para të mëngjesit në Maqellarë të Dibrës.

Raportohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në murin e  banesës së shtetasit Gazmir Kosiqi.

Këtij të fundit vetëm një vit më parë i vranë në derën e shtëpisë djalin e tij Elsi Kosiqi, i cili ishte pronari i një hoteli në Dibër.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Elsi Kosiqi mbeti i vrarë në mars të 2018, me 3 plumba në oborrin e shtëpisë.