Një vit nën dominimin e Luka Modric

Tash esht Koha

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, ka fituar çdo çmimi individual të mundshëm në vitin 2018.

Ai e ka thyer dominimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që për një vit nuk lanë çmim individual pa fituar.

Kroati kishte një sezon të shkëlqyer me Real Madridi, por edhe me Kombëtaren Kroate.

Ai ishte lider në fushë.

Me Real Madridin kroati e fitoi Ligën e Kampionëve, që ishte e treta me radhë, duke e mposhtur në finale Liverpoolin me rezultat 3-1.

Edhe pse humbi në Superkupën e Evropës, Modric me Real Madridin e fitoi tregun e Botërorit të klubeve.

Ëndrra me Kroacinë

Luka Modric ishe kapiten i Kroacisë në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Ai udhëhoqi kroatët drejt finales që në fund e humbën me rezultat 4-2.

Edhe pse humbi ai u zgjodh lojtari më i mirë i kampionatit.

Modric me shokë bëri që një popull të ëndërrojë, duke iu dhënë shumë emocione kroatëve.

Ishte suksesi më i madh i Kroacisë në histori vendi i dytë i marr në Rusi.

Çmimet individuale  

Luka Modric fitoi çdo çmim individual vendor dhe ndërkombëtar, duke u vlerësuar lartë për paraqitjet e tij.

Ai fitoi çmimi më të rëndësishëm individual ‘Topin e Artë’, por edhe cmimet individuale që jepen nga UEFA dhe FIFA.

Nga gazeta prestigjioze ‘France Fotball’ ai mori ‘Topin e Artë’, cmim që vetëm Lionel Messi dhe Crisiano Ronaldo e kishin fituar në vitet e fundit.

Pa dyshim që ishte sezoni i tij individual më i mirë, ndërsa Luka Modric do të mbetet në mendjet e të gjithë futbolldasëve. /Telegrafi/

Çmimet e fituaravitin 2018

Lojtari kroat i vitit 2018

HNS Trophy: 2018

HOO Sportman i vitit: 2018

UEFA ekipi i sezonit

FIFA ekipi i sezonit

UEFA mesfushori i sezonit

Lojtari më i mirë nga FIFA për Kampionatin Botëror: 2018

FIFA ekipi më i mirë i Kupës së Botës

Lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror

UEFA lojtari më i mirë: 2017–18

‘The Best’ FIFA – lojtari më i mirë: 2018

Topi i Artë: 2018

Tash esht Koha
TAGS