Njerëzit e suksesshëm vishen njëjtë çdo ditë – përse?

Kjo pyetje ka qenë në mendjen e shumë njerëzve – përse njerëzit e suksesshëm vishen njëjtë kur kanë para të blejnë gardërobën më të shtrenjtë të mundshme?

Rrobat tregojnë shumë për personalitetin e individit, ndërkaq mënyra si vishen njerëzit ndikon jashtëzakonisht në kulturën dhe drejtimin e një shoqërie, transmeton Telegrafi.

Por, kur i shohim Mark Zuckerberg, Steve Jobs, Albert Einstein, etj. ne shohim se kanë diçka të përbashkët. Ata e kanë një stil unik të veshjes ku çdo ditë i veshin të njëjtat rroba.

Përse e bëjnë këtë?

E kursejnë kohë me thjeshtësi!

Thjeshtësia na lejon të përqendrohemi më mirë pa e humbur kohën në gjëra të panevojshme.

“Ju e shihni se unë veshi vetëm kostume të hirta ose të kaltra. Po përpiqem t’i shkurtoj vendimet. Nuk dua të bëj vendime se çfarë dua të ha apo të veshi për shkak se kam shumë vendime tjera që duhet t’i marr” – Barack Obama

Rutina e mëngjesit të personave të suksesshëm fillon me plane më të mëdha për ditën, andaj ata nuk duan të merren me ndonjë gjë tjetër që ua humb kohën.

Është gjë e mirë për trupin dhe mendje

Mënyra e thjeshtë e jetesës është e mirë për çdo njeri në aspektin e shëndetit mendor dhe fizik. Marrja e vendimeve të vogla na mbush mendjen me stres, i cili pastaj kontribuon në dobësim të shëndetit. Nivelet e vazhdueshme të stresit nga këto gjëra të vogla nuk janë të mira për shëndetin, andaj duhet t’i eliminojmë ato dhe ta përqendrojmë mendjen në gjëra më të rëndësishme.

Më pak shpenzime

Vetëm konsiderojeni jetën tuaj nëse do të kishit pasur më pak rroba – padyshim se do të kishit pasur më shumë para, më shumë kohë për ta jetuar jetën dhe dollapë më të organizuar. Por në vend se t’i gëzoni këto përfitime dhe të shpenzoni më pak në rroba, ne vazhdimisht mbledhim më shumë rroba.

Një kostum i vetën ju bën më të organizuar

Të pasurit më pak rroba ju bën më të organizuar me gardërobën tuaj. Më shumë rroba nënkupton më shumë larje rrobash, dhe më shumë larje kërkon më shumë kohë dhe energji. Kjo nuk ndodh kur keni më pak rroba dhe e shfrytëzoni energjinë për qëllime më të rëndësishme në jetë. /Telegrafi/

TAGS