Alsat 2019-08-17T17:29:25+02:00
Gjiganti i kërkimit “Google” është një nga platformat që ofron mundësinë e rankimit dhe vlerësimit të cilësisë së shërbimit në restorante, hotele apo bare të thjeshta, me qëllim që të interesuarit mund të bazohen kryesisht në përshtypjet e lëna nga frekuentuesit, për të vendosur më pas nëse ia vlen barra qiranë për të vizituar lokacionin e targetuar.
Video ku Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorama” në Porto Palermo, hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, është përhapur në mënyrë virale dhe po trondit mbarë opinionin publik. Mesa duket, Kokëdhima e ka bërë “rrugë” me këtë sjellje pasi janë të shumtë turistët që kanë lënë në “Google” përshtypje tejet negative për biznesin e tij.
Vlerësimi për “Panoramën” është 2.7 në Google, nga 5 që është nota maksimale. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet evidentojnë sjelljen agresive të pronarit me turistët.
“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.
“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turist përpara 11 muajsh.
“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist tjetër para një viti.
Loading…