Njeriu më i fortë në botë (Foto)

Njeriu më i fortë në botë (Foto)

Valdir Segato nuk ka problem të fitojë në gara të bodybilding-ut, por vetëm ato ilegale, pasi në organizëm ka steroide.

Rrënjët e tij në jetë janë Hulk dhe Arnold Schwarzenegger. E gjitha filloi kur ai ishte i ri.

Ai quhej “qeni i dobët”, ishte një narkoman, ndërsa daljen nga situata e gjeti duke shkuar në palestër. Por nuk ishte e mjaftueshme për të.

“Për shkak të drogës kam humbur shpejt peshën. Isha aq i dobët dhe njerëzit më thirrën me të gjitha llojet e emrave të këqij, kështu që shkova në palestër,” tha braziliani 48-vjeçar.

Ai filloi të injektonte të gjitha llojet e kimikateve në duart e tij, kështu që bicepsët e tij u rritën në 70 centimetra.

“Ëndrra ime u bë e vërtetë. Kur e shoh trupin tim të rritet, unë dua të jem edhe më i madh. Jam i lumtur me pamjen time. Unë jam një Hulk brazilian dhe më quajnë He-man. Jam njeriu më i fortë në botë “, tha Segato. /kp/Telegrafi/

TAGS