“Njeriu nuk ngopet kurrë”, Lei Kraja rrëfen ofertat e parezistueshme që ka marrë

“Njeriu nuk ngopet kurrë”, Lei Kraja rrëfen ofertat e parezistueshme që ka marrë

Një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it, Lei Kraja, gjatë një interviste për “Panorama plus”, ka rrëfyer më shumë për veten dhe ofertat që ka marrë.





E pyetur se cilat janë disa nga 50 hijet e Leit, ajo ka treguar se nuk ka 50, po më shumë.

“Uf! Nuk kam 50, po shumë (qesh). Jam e mirë, e çiltër, funny, e kujdesshme dhe shumë besnike. Por, sigurisht që kam anën time negative. Më ngel hatri shumë shpejt, më ngelet mendja, jam lunatike, prekem, jam shumë kokëfortë, nuk mund bëj shoë fare. Nëse më bezdis diçka, më lexohet në fytyrë. Nëse nuk më pëlqen, të injoroj 100 për qind. Dhe atë gjë që e dua, e marr. Dhe lista vazhdon. Hahaha…, por jam shumë e sinqertë dhe realisht nuk di të jetoj me gënjeshtra”, shprehet ajo ndër të tjera.

Tani që je person publik, a ke marrë ndonjë ofertë të parezistueshme?

“Në kaq kohë që kam qenë në këtë treg, kam pasur shumë oferta që i kam pranuar. Kështu, nëse do të kem më shumë se kaq, vërtet do isha mirënjohëse dhe shumë e lumtur. Por njeriu nuk ngopet kurrë! Dhe kjo është e rrezikshme. Kështu, për momentin, po jap maksimumin dhe po shijoj këtë që po bëj. Falënderoj Zotin për çdo gjë që kam”, tha Lei.

TAGS