Njeriu që e kishte ndjekur Limajn në Hagë merr një pozitë të rëndësishme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Njeriu që e kishte ndjekur Limajn në Hagë merr një pozitë të rëndësishme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Alex Whiting është pjesëtari më i ri i cili është emëruar si Shef i Hetimeve në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Whiting do t’i hetojë ish-pjesëtarët e UÇK’së të cilët së fundmi janë ftuar për intervistim nga ana e Speciales. Francezi që e kishte hetuar Fatmir Limajn në Hagë tashmë ka marrë pozitë të rëndësishme në zyrën e Prokurorit.

Lajmin për emërimin e tij e ka bërë të ditur zyra e Prokurorit Special.

“Alex Whiting i bashkohet Zyrës së Prokurorit të Specializuar si Shef i Hetimeve/ Grupit Hetimor. Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, z. Whiting punoi në Zyrën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke patur në mbikqyrje të gjitha ndjekjet penale”, thuhet në njoftim.

Kjo është cv-ja e prokurorit Alex Whiting

Z. Whiting, i moshës 54 vjeçare, është një prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke përfshirë punë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) e me një karrierë akademike të shquar.

Z. Whiting vjen tek ZPS-ja nga Fakulteti Juridik i Harvardit ku ishte profesor i praktikës që në vitin 2013.

Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, z. Ëhiting punoi në Zyën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke patur në mbikqyrje të gjitha ndjekjet penale.

Përpara se t’i bashkohej GjPN-së, z. Whiting jepte mësim si profesor asistent i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit.

Gjatë periudhës midis 2002 e 2007, z. Whiting punoi për TPNJ-në, ku ka qenë prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliut e Haradin Balajt dhe prokuror kryesor në gjykimet e Milan Martiqit dhe Dragomir Milosheviqit.

Përpara se t’i bashkohet TPNJ-së z. Whiting ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Ëashington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka përqëndruar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Z. Whiting është diplomuar në Kolegjin Yale dhe në Fakultetin Juridik Yale. 15 shkurt 2018