Njihuni me 111-vjeçarin që shkon çdo ditë në palestër (Foto)

Njihuni me 111-vjeçarin që shkon çdo ditë në palestër (Foto)

Shumica do ta konsideronin veten me fat për të arritur moshën 100 vjeçare – dhe madje edhe më shumë nëse janë të lëvizshëm.

Dhe për të qenë 111 vjeç dhe për të punuar çdo ditë tingëllon pothuajse e pamundur – por jo për Henry Tseng.

Në fakt, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjyshi i dyfishtë nget në një biçikletë çdo ditë për 30 minuta në një qendër fitnesi në California, për të qëndruar në formë – dhe jo vetëm.

Lindur në Yokohama, Japoni, por që jeton në Los Anxheles që nga viti 1975, Tseng ka stërvitur për shumicën e jetës së tij.

Tseng beson se sekretet e tij për të qëndruar në formë janë mjaft standarde dhe thotë se kushdo – për aq kohë sa mban një rutinë të përditshme të palestrës dhe qëndron pozitiv – mund t’i ndjek ato për të arritur sukses.

Vajza e tij, Linda Hsia, thotë se babai i saj ka qenë aktiv gjatë gjithë jetës së tij dhe po se këtë stërvitje mund ta bënte kur ishte si një 90-vjeçar

Tseng, një sipërmarrës në pension, ka qenë aktiv gjatë gjithë jetës së tij.

Vajza e tij, Linda Hsia, ka rrëfyer se kur babai i saj ishte më i ri, ai merrej edhe me not dhe sporte në natyrë.

“Prindërit e mi kanë jetuar gjithmonë një mënyrë jetese të shëndoshë”, tha ajo. “Ata nuk pinin alkool, e as duhan”.

Hsia tha se në vitet 1950, kur jetonin në Hong Kong, Tseng dhe bashkëshortja e tij Annie – e cila vdiq në vitin 2013 në moshën 100 vjeçe – kishin një mjeshtër yoga në shtëpinë e tyre. /Telegrafi/

TAGS