Njihuni me 16-vjeçarin që sot debutoi me Celtic

Njihuni me 16-vjeçarin që sot debutoi me Celtic

22:12 |

Karamoko Dembele ka hyrë në histori, pasi debutoi në moshën 16-vjeçare me Celtic në fitoren ndaj Hearts të dielën.

Dembele u bë lojtari i parë që ka lindur në shekull XXI dhe debuton në futbollin senior.

I lindur në vitin 2003, ai është bërë lojtari më i ri që debuton në futbollin e profesionistëve me 16 vjet e 86 ditë, transmeton lajmi.net.

Kjo i bie që Dembele ka lindur vetëm pak ditë pas debutimit të pesë herë lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Skocezi luajti 45 minuta me Celtic, dhe pati një paraqitje mjaft të mirë si një 16-vjeçar.

E ardhmja e tij është e ndritur, ndërsa më poshtë mund ta shihni përformancën e tij si debutues. /Lajmi.net/

[embedded content]

autor: Lajmi.net

22:12 |

TAGS