Njihuni me burrin që ka më së shumti tatuazhe në trup, madje edhe hapësirën mes gishtave e ka vizatuar

Njihuni me burrin që ka më së shumti tatuazhe në trup, madje edhe hapësirën mes gishtave e ka vizatuar

Burri që ka më së shumti tatuazhe në trup është Lucky Diamond Rich, 47-vjeç nga Zelanda e Re, i cili veten e quan artist.

Emri i tij i vërtetë është Gregory Pol McLaren dhe është futur në librin e rekordeve Guiness, si njeriu me më së shumti tatuazhe, transmeton Telegrafi.

Lucky Diamond Rich qdo pjesë të trupit e ka “zbukuruar” me tatuazhe dhe atë nga dy herë. Konsiderohet si njëri nga yjet më të mëdhenj të cirkut.

Veten e konsideron me fat, pasi ka aftësinë të përpij shpata, të vozit biçikletën e lartë pesë metra dhe të qëndrojë i varur në zinxhir.

“Të gjithë reagojnë në mënyrë të çuditshme kur më shohin për herë të parë. Por, unë jam sikurse çdo njeri tjetër, kam probleme si gjithë të tjerët, vetëm se thjesht e kam vizatuar trupin”, ka deklaruar Rich.

Ai madje ka vizatuar edhe veshët dhe hapësirën mes gishtave në këmbë dhe duar, e në vend të dhëmbëve natyral i ka vendosur disa artificial me ngjyrë të zezë me qëllim që të dukëet më i frikshëm.

Tatuazhin e parë thotë se e ka bërë kur ishte vetëm 16-vjeç, dhe deri më tani i ka kaluar mbi njëmijë orë në shtratin ku kryhen këto tatuazhe. Rich deri më tani ka bashkëpunuar me mjeshtrit më të mëdhenj të tatuazhe nga e gjithë bota.

“Tatuazhin e parë e kam bërë në bel pasi që frikësohesha se do të ma sheh e ëma. Të dytën e kam bërë dy vite më vonë, dhe kështu me radhë fillova ta mbuloj trupin me tatuazhe. Të gjitha paratë që i fitoja i investoja në trup (tatuazhe). Tërë trupin e kam vizatuar si 28-vjeçar, dhe aty vendosa të fillojë sërish nga e para”, ka shtuar burri nga Zelanda e Re.

TAGS