Njihuni me çmimet e reja të derivateve të naftës

Njihuni me çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot vendosi çmime të reja të derivateve të naftës.

Nga sonte në mesnatë çmimi i benzinës do të shitet më lirë për gjysmë denari, ndërkaq çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, raporton TV21.

Euro Super Bs-95 do të shitet për 68 denarë për litër ndërsa Euro Super Bs-98 do të shitet për 70 denarë për litër, ndërkaq çmimi i dizelit do të mbes i pandryshuar dhe një litër do të shitet për 62 denarë.

Për 0.004 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 NS, dhe çmimi i ri do të jetë 33,344 denarë për litër.

KRER-ja e miratoi vendimin për uljen e çmimit me pakicë për derivatet e naftës, që në mesatare kap vlerën prej 0.09 përqind, mbi bazë të çmimeve të derivate dhe kursit të denarit në raport me dollarin gjatë shtatë ditëve të kaluara.