Njihuni me futbollistin më të pafat në botë

Njihuni me futbollistin më të pafat në botë

21:22 |

Sportet në përgjithësi, e futbolli në veçanti, ka një lidhje të fortë me fatin.

Në këtë sport, edhe pse punon shumë, duhet patjetër që në momente të caktuara të kesh me vete edhe fatin, për të arritur sukseset.

E fatin me vete gjatë karrierës së tij, nuk e ka pasur aspak mbrojtësit i PSV, Nick Viergever.

I ngjajshëm

29 vjeçari, për të pestin vit më radhë, ka përfunduar në vendin e dytë në elitën e futbollit holandez.

Viergever, në katër sezonet e kaluara ka qenë pjesë e Ajax, me të cilën skuadër në të gjitha këto sezone ka përfunduar në vendin e dytë në Holandë, ku futbolli në këtë vend dominohej nga PSV.

Për të fituar një titull të Erdevise, mbrojtësi verën e kaluar ndërroi skuadër, ku nga Ajax u transferua te PSV.

Dhe për fatin e tij të keq, Ajax arriti më në fund të shpallej kampion, ndërsa PSV përfundoi në vendin e dytë./Lajmi.net/

[embedded content]

autor: Lajmi.net

21:27 |

TAGS