Njihuni me lojtarin që po refuzon Unitedin, Cityn dhe Chelsean

Njihuni me lojtarin që po refuzon Unitedin, Cityn dhe Chelsean

Mbrojtësi i Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka ka këmbëngulur se ai nuk do bashkohet me Manchester Unitedin, Chelsean apo Manchester Cityn në verë.

Wan-Bissaka po kalon një sezon fantastik në Premier Ligë dhe ka zgjuar interesimin e top-skuadrave evropiane.

Ai ka bërë 37 paraqitje gjatë tërë këtij edicioni dhe është ftuar në kombëtaren e Anglisë U21, përcjell lajmi.net.

Wan-Bissaka është produkti i fundit i akademisë në ‘Selhurst Park’, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk e dëshiron largimin nga ‘Shqiponjat’.

‘’Situata vetëm tregon se përformancat e mia nuk shkojnë pa u vënë re’’.

‘’Por unë jam me Crystal Palace për momentin. Këtu thotë se do jem kontrata dhe kështu do të jetë edhe sezonin e ardhshëm’’.

‘’Kam edhe tre vite në kontratë. Ajo thotë se do jem këtu, dhe kjo është e gjitha në të cilën duhet të fokusohem’’, deklaroi talenti i Palace. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS