Njihuni me sulmuesin më në formë të momentit, më i mirë se Ronaldo

Njihuni me sulmuesin më në formë të momentit, më i mirë se Ronaldo
12:16 | 9 Shtator 2019

Temmu Pukki, Cristiano Ronaldo

E njihni një sulmues më vdekjeprurës se Teemu Pukki për momentin? Nuk ka. Sulmuesi i Norwich City ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke vazhduar të shënojë edhe me kombëtaren.

Duke realizuar penalltitë për Finlandën kundër Greqisë dhe Italisë, ish-lojtari i Schalke ka shtatë gola në gjashtë ndeshjet e fundit për klubin dhe vendin këtë sezon – duke mos arritur të shënojë vetëm në ndeshjen ndaj West Ham.

Pasi shënoi 46 gola në të gjitha garat për ‘Canaries’ sezonin e kaluar, ai shënoi në debutimin e tij në Premierligë me një gol kundër Liverpool në ‘Anfield’ para se të shënonte një het-trik kundër Newcastle dhe të realizonte kundër Chelseat – duke fituar me plotë merit çmimin e ‘Lojtari më të mirë të muajit’ në Angli.

Ronaldo, ra fjala, ka shënuar 32 gola në atë periudhë – 20 prej të cilave kanë ardhur nga loja e hapur, krahasuar me 41 nga sulmuesi finlandez.

Pukki gjithashtu ka më shumë asistime sesa Ronaldo në atë kornizë kohore (11-10), më shumë gola fitues (11-8) dhe më shumë goditje të shtyllave (8-6).

Ai mund të jetë 29 vjeç, por ai ende nuk ka mbaruar. /Lajmi.net/ 

TAGS