Njihuni me versionin femër të Van Dijk

Njihuni me versionin femër të Van Dijk
12:43 | 12 Qershor 2019

Fituesit e ndeshjeve vijnë në forma të ndryshme. Disa janë më të ndërlikuara, duke sulmuar mesfushorët. Disa janë sulmues të pamëshirshëm. Disa janë mbrojtës të fuqishëm, shumë të fuqishëm.

Njëra ndër to është edhe mbrojtësja Wendie Renard, e cila shënoi dy gola në triumfin e Francës 4-0 ndaj Koresë së Jugut, në kuadër të Kampionatit Botëror të femrave.

Renard u shpreh tejet e lumtur që shënoi për herë të parë në një Botëror, por edhe më e lumtur pas krahasimeve që po i bëhen me të përfunduar ndeshja, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësja franceze po shihet si një ‘Virgil Van Dijk femër’, ylli i Liverpool që është një nga favoritët për ta fituar ‘Topin e Artë’ këtë edicion.

Disa kanë shkuar aq larg, saqë kanë imagjinuar se si do ishte një partneritet mes kësaj dyshe – ”absolutisht të pakalueshëm”, thotë një tifoz i Liverpoolit.

Renard aktualisht vesh fanellën e Lyon, skuadra më e fortë e femrave në Evropë dhe padyshim që lojtarët më të mirë luajnë në skuadrat më të mira. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS