NLB Banka nga sot për të gjithë klientët e saj ka vendosur mënyra të reja për pagesa të shpejta në korniza të bankimit mobil NLB mKlik. Bëhet fjalë për dy zgjidhje inovative paguese “Paguaj mikut” dhe “Ndaj llogarinë” të cilat klientëve i mundësojnë që të shpërndajnë mjete ose të ndajnë llogarinë me shokët e tyre, thjeshtë vetëm me zgjedhjen e kontaktit të tyre nga numrat e telefonit.
“Si lider në digjitalizimin e tregut maqedonas, vazhdimisht jemi duke punuar në ndërtimin e kanaleve digjitale dhe po sjellim zgjidhje moderne, inovative dhe teknologjike. Me këtë, Banka si një institucion stabil që gëzon shkallë të lartë të reputacionit dhe besimit, duke shfrytëzuar përvojën dhe dijen e saj, ngadalë po i fiton karakteristikat e një fintek kompanie. Me funksionalitetet e reja, klientëve i mundësojmë që ta shijojnë mënyrën më moderne të pagesave dhe pastaj në mënyrë të shpejt dhe të thjeshtë të hedhin para tek shokët e tyre ose me to ta ndajnë llogarinë vetëm me zgjedhjen e numrit të telefonit. Tashmë, gjatë secilës dalje në qytet, shoping, vizitë në kino ose restorant, ose cfarë do nevoje tjetër financiare, klientët do të mund t`i paguajnë mikut ose ta ndajnë llogarinë, ndërsa deklaratat ‘nuk kam para kesh’,’e harrova kuletën, do t`i kthej nesër’, ose ‘unë tash dot paguaj, ti nesër’, me NLB mKlik bëhen pjesë e të kaluarës”, deklaroi Antonio Argir, Kryetari i Bordit Udhëheqës i NLB Banka.
Funksionet e reja janë në drejtimin e përmirëismit të përvojës përdoruese dhe kanë për qëllim që të ofrojnë mënyra të reja, të shpejta dhe të thjeshta të pagesave, të qasshme në cdo kohë. Në këtë mënyrë, bankimi mobil ngadalë po e merr kryesimin e kanalit kryesor për kryerjen e të gjitha transaksioneve bankare.
NLB mKlik-bankimi mobil për personat fizik i mundëson kryerjen e të gjitha llojeve të transaksioneve, si dhe qasjen e përhershme në të gjitha llogaritë e klientëve. Paraqet aplikacion bazë për komunikim midis Bankës dhe klientëve dhe klientët janë në interakcion të vazhdueshëm me Bankën përmes notifikimeve të ndryshme për realizimin e transaksioneve dhe të ardhurave, porosive dhe njoftimeve. Aplikacioni është i qasshëm dhe mund të shkarkohet në Google Play dhe Apple store.
Më shumë informacione në lidhje me funksionalitetet e reja mund që të merren në këtë link.