NLB Banka me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e natyrës dhe theksimit të dobive nga mjedisi i shëndetshëm hapësiror organizoi kampanjën “NLB Think Green”.
Në kuadër të NLB Think Green kampanjës janë organizuar dhe planifikuar më shumë aktivitete shoqërore me qëllim angazhimin e klientëve dhe qytetarëve për të menduar gjelbër dhe të përfshihen në aktivitete për ambient jetësor të shëndetshëm dhe të gjelbër.
Aksioni i parë nga NLB Think Green kampanja Banka e ka nisur me 15.04.2019 me nxitjen e klientëve të saj që ta ndryshojnë mënyrën e dërgimit të faturave dhe në vend që ato të dërgohen në letër, t`i marrin dhe dërgojnë në formë elektronike.
Për secilin ndryshim nga fatura në letër e në formë elektronike, NLB Banka do të jap donacion nga 10 denar. Përkrahja do të dedikohet për mbrojtjen e parqeve nacionale në shtet, me çka mjetet e para të mbledhura nga ky aksion do të dedikohen për Parkun Nacional në Mavrovë.
Klientët do të mund që ta ndryshojnë mënyrën e faturave në ekspoziturën më të afërt të Bankës, përmes NLB Kontakt qendrës në numrin e telefonit 02/15-600, si dhe përmes kanaleve tjera digjitale të Bankës.