NLB Banka me risi në bankimin celular dhe elektronik

NLB Banka me risi në bankimin celular dhe elektronik

NLB Banka ka aplikuar një version të ri me funksione të reja të NLB MClick bankimit celular, si dhe platformë të re të NLB Klik bankimit elektronik për personat fizik, me çka po e vazhdon reputacionin e Bankës rilindëse në digjitalizimin e bankimit në vendin tonë.

Versionet e reja të NLB M Klik celular dhe NLB Klik bankimit elektronik janë me një dizajn të ri, modern, të ndjeshëm dhe si njëra prej risive më të rëndësishme është mundësia e kryerjes së pagesave me jashtë. Me këtë NLB Banka është duke ecur një hap para drejt plotësimit të nevojave të shfrytëzuesve si dhe realizimit të gjitha transaksioneve bankare në një vend.

Në vazhdim po ua paraqesim një pjesë të funksioneve të NLB M Klik celular dhe NLB Klik bankimit elektronik:

 

– Kryerja e pagesave revizore ( pagesa me ceceve dhe ndarja e të hyrave revizore)

– Mundësia e ndryshimit të limimit të transankcioneve ditore dhe mujore të realizuara përmes NLB Klik dhe NLB M Klik

– Mundësia e krijimit, incizimit dhe nënshkrimit të shpejtë dhe dërgimit të fletëpagesave

– Siguri më e madhe gjatë pagesave me autenticitet plotësues me PIN ose shenja nga gishtërinjtë gjatë pagesës së fletëpagesave përmes bankimit celular

– Notifikimi i të hyrave nga jashtë përmes bankimit celular

– Mundësia e aktivizimit dhe deaktivizimit të bankimit celular drejtpërdrejt përmes bankimit elektronik

– Mundësia e analizës financiare të konsumit përmes bankimit elektronik.

 

Versioni i ri i NLB MKlik aplikacionit tashmë është i qasshëm përmes Google Play dhe Apple store.

 

Më shumë informacione mund që të merren në ekspoziturën më të afërt të Bankës, në numrin e telefonit 02/15-600 ose në www.nlb.mk