Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar mjaft ashpër pas vendimit për t’i dhënë çmimin e Nobelit në letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke.
Handke i njohur për mbështetjen e tij të hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit, duke e ka shqetësuar Gent Cakajn, i cili thotë se si një njeri i apasionuar për librat, u zhgënjye nga vendimi për t’i dhënë Nobelin një personi që mohon genocidin e bërë nga Millosheviçi.
“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Tëitter.