Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se komunikacioni në aksin rrugor nga Rafineria Milladinovci drejt Kumanovës është normalizuar. Ky aks rrugor ishte ndërprerë që nga ora 09:55 për shkak të veturës së djegur në autostradën Shkup-Kumanovë. Ndryshe, sot më herët në autostradën Shkup-Kumanovë një veturë e tipit mercedes me targa të Zvicrës pronë e personit M.E. nga fshati Llopat i Kumanovës është përfshi nga flaka, për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Policia për momentin është në vendngjarje.
Loading…