Notat e lojtarëve: Sevilla 1-2 Barcelona, Dembele më i miri në fushë

Notat e lojtarëve: Sevilla 1-2 Barcelona, Dembele më i miri në fushë

Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës pas fitores prej 2-1 kundër Sevillas, në ndeshjen që u zhvillua në Marok.

Skuadrat bënë një paraqitje të përgjithshme të përafërt, ashtu që andaluzianët janë vlerësuar me një notë mesatare pakëz më të ulet (6.63) në krahasim me katalunasit (6.9).

Nota më e lartë në këtë sfidë ka shkuar për anësorin Ousmane Dembele (8.3), i cili e shënoi edhe golin e fitores.

Lexo po ashtu:

Paraqitje të mirë ka bërë edhe Lionel Messi (8.0), i ndjekur nga golashënuesi tjetër, Gerard Pique (7.6).

Një vlerësim i mirë edhe për portierin Marc-Andre ter Stegen (7.3), i cili e mbrojti një penallti.

Me notën më të lartë te Sevilla është vlerësuar portieri Tomss Vaclik (7.6), kurse mbrojtësi i majtë, Sergio Escudero, ka marrë notën më të ulët (6.0).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Sevillas (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

TAGS