NP Higjiena Komunale-Shkup pastroi 7.081 metër kub nga deponitë e egra në Shkup

NP Higjiena Komunale-Shkup pastroi 7.081 metër kub nga deponitë e egra në Shkup

Në periudhën janar- qershor 2020, NP Higjiena Komunale-Shkup pastroi dhe transportoi gjithsej 74578 tonë mbetje komunale prej amvisërive nga pjesa urbane dhe rurale e qytetit.

Ekipet e Ndërmarrjes çdo ditë të javës, në tri ndërrime, larguan mbetjen nga gati 6000 kontejnerë nëntokësorë dhe mbitokësorë, të vendosur në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa dy herë në jave largohej mbetja nga 90 0000 kosha prej amvisërive individuale.

Siç informoi NP “Higjiena komunale” – Shkup, gjithsej 400 punëtorë çdo ditë ishin të angazhuar për larje dhe fshirje me dorë të sipërfaqeve publike, ndërsa zona qendrore e qytetit dhe rrugët më të mëdha të trafikut në të gjitha komunat e qytetit u mirëmbajtën me automjete speciale komunale- fshesa.

Gjatë gjashtë muajve të parë u larguan 7081 m3 mbetje të hedhur në sipërfaqe publike, që paraqet rritje prej mbi 52 për qind krahasuar me pastrimin e deponive të egra në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, NP Higjiena Komunale-Shkup në këtë periudhë për çdo ditë ka bërë larje mekinerike me autocisterna dhe dezinfektimin e të gjitha bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha të qytetit, si dhe larje me dorë dhe dezinfektim të sheshit Maqedonia, sheshit Filipi i Dytë, rrugës Maqedonia, urës së Gurit, urës Goce Delçev dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Në më tepër raste është realizuar larje me dorë dhe dezinfektim i tërë hapësirës së Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, ndërsa në vazhdimësi janë dezinfektuar edhe të gjithë kontejnerët nëntokësorë dhe mbitokësorë, duke përfshirë edhe mikro-lokacionet e tyre.

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani përkujtoi se pasi që u shpall pandemia botërore nga virusi Kovid-19, në fillim të marsit 2020, NP Higjiena Komunale-Shkup filloi të funksionojë më vëllim dyfish të rritur të aktiviteteve, duke zbatuar një numër të madh masash dhe aksionesh, me qëllim që në nivelin më të lartë të mundur të mbajmë higjienën dhe pastërtinë e sipërfaqeve publike të Qytetit të Shkupit.

“Edhe në përudhën e ardhme, prioritet i ynë i lartë do të mbetet mbrojtja e shëndetit publik, ndërsa aktivitetet tona të përditshme do të jenë të orientuara në uljen e rrezikut nga përhapja e virusit Kovid-19. Në këtë drejtim, së fundmi është hapur edhe Departamenti i ri për Kujdesin ndaj Konsumatorëve, me çka qytetarëve ua ofrojmë mundësinë që të bëjnë pagesën onlajn të kërkesave për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale, me qëllim që të kenë qasje më të lehtë, më të shpejtë dhe më të sigurt në shërbimet nga sfera e punës administrative e Ndërmarrjes”, tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.