“Nuk fillojmë punën pa marrë pagën e dytë të luftës”, punonjësit e transportit në protestë

“Nuk fillojmë punën pa marrë pagën e dytë të luftës”, punonjësit e transportit në protestë

Punonjësit e transportit urban dhe ndër-urban në kryeqytet kanë dalë sot në protestë para ministrisë së Financave dhe asaj të Transportit, ndërsa nuk tërhiqen nga vendimi për të mos nisur shërbimin.



Ata thonë se rikthimi është i pamundur për shkak të pamundësisë ekonomike dhe problemeve legale që shkakton protokolli anti-covid, ndërsa shprehen se nuk e kanë marrë pagën e luftës.

“Shoqata të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk kemi marrë pagën e dytë të luftë. Kemi 4 muaj me 400 mijë lekë. Nuk fillojmë punën pa marrë pagën. Operatorët ta fillojnë po të duna.”

Ndërkohë, dy-tri linja kanë rinisur me kufizime punën, ndërsa të tjerat vijojnë të mbeten të pezulluara.