“Nuk fitojmë të gjithë sa CR7”, komenti epik i portierit që luan në Serie B

“Nuk fitojmë të gjithë sa CR7”, komenti epik i portierit që luan në Serie B

Kur flitet për pagat e futbollistëve, menjëherë mëndja shkon te Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo si dhe te dhjetra miliona euro që ata arkëtojnë në sezon. Por këta yje dhe të tjerë si ata që luajnë me klubet më të mëdhenj të Europës janë vetëm maja e ajsbergut.





Mijëra të tjerë luajnë në klube të vegjël dhe kategori të ulëta. Sigurisht që janë futbollistë, por të ardhurat e tyre janë normale. Duke ndërhyrë në debatin për uljen e pagave të futbollistëve kur kampionatet janë ndërprerë për shkak të Coronavirus dhe duke menduar se përfaqëson kolegët e tij, portieri i Cittadella Alberto Paleari ka bërë një koment epik. “Nuk jemi të gjithë CR7, që nuk ka vështirësi po t’I heqin dy muaj rrogën. Nëse na e heqin ne, pronari i shtëpisë troket në derë dhe kërkon qiranë”, ka thënë portieri që luan në Serie B të Italisë.

TAGS