“Nuk i dihet jetës”, Robert Berisha tregon nëse ka shpresë për një ribashkim me Norën

“Nuk i dihet jetës”, Robert Berisha tregon nëse ka shpresë për një ribashkim me Norën

Çifti i njohur i showbiz-it Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qënë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së tyre.  I ftuar në emisionin “3shat”, Roberti tregoi më shumë për jetën e tij private pas ndajes nga Nora dhe mundësitë për një ribashkim të dyshes.





I pyetur nga moderatorja nëse ka shpresë për ribashkim me Norën, Roberti u shpreh se nuk i dihet jetës, duke lënë të nënkuptohet që mund ta shikojmë përsëri krah këngëtares.

“Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, u shpreh këngëtari.

Ndër të tjera, ai shprehet se është beqar dhe shumë i zënë me punë.

“Për momentin jam beqar dhe jam kaq i zënë me punë. 100% beqar”, u shpreh Roberti.

TAGS