“Nuk i interesojnë duartrokitjet e shqiptarëve”! Futbollisti i Teutës i kthehet keq Ramës: Çoji infermere mamit të Ronaldos dhe Buffonit

“Nuk i interesojnë duartrokitjet e shqiptarëve”! Futbollisti i Teutës i kthehet keq Ramës: Çoji infermere mamit të Ronaldos dhe Buffonit

Një reagim mbi braktisjen e Ramës sa i përket futbollit shqiptar, ka ardhur edhe nga ylli i Teutës, Sherif Kallaku. Ky i fundit ka bërë edhe një paralelizëm mbi gjestin e fundit që ka bërë Shqipëria për dërgimin e 30 infermierëve në Itali.





“Dëgjuam sot Kryeministrin, e tha prerë, madje me arrogancë: “Asnjë ndihmë për futbollin shqiptar”. S’ka asgjë për t’u habitur. Kryeministri ynë ka kohë që nuk reagon aty ku duhet, aty ku ka nevojë, por vetëm aty ku mund të fitojë duartrokitje ndërkombëtare.

Ka kohë që nuk i hyjnë në sy duartrokitjet e shqiptarëve. Ndaj, maksimumi që mund të bëjë, është të çojë edhe dy infermiere shtesë: Një për mamin e Buffon e një për të Ronaldos!”, shkroi Kallaku.

TAGS