Nuk i respektoi masat anti-Covid, arrestohet këngëtari i njohur

Nuk i respektoi masat anti-Covid, arrestohet këngëtari i njohur

Këngëtari nga Kosova Korab Jetishi, i biri i këngëtarit Shkëlzen Jetishi është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme, pasi ka shkeluar masat e përhapjes së COVID-19.



Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit, ku ishin 120 persona të ftuar.

“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta.

I pyetur se cilat masa i ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimine njerëzve, punën pas orës 22.30, mos mabjtjen e distancës etj.

TAGS