Nuk ishte e pranishme në premierën e filmit “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi ka një mesazh për Elvanën

Nuk ishte e pranishme në premierën e filmit “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi ka një mesazh për Elvanën
Tash esht Koha

Në Pallatin e Kongreseve, po mbahet premiera e filmit të titulluar “I love Tropoja”, të Ermal Mamaqit.





Në eventin e shumëpritur janë të pranishëm personazhe të njohur të showbiz-it, por jo vetëm. Teksa mbajti fjalimin e tij para të ftuarve,Mamaqi falenderoi dhe mikeshën e tij, këngëtaren e njohur Elvana Gjata, e cila sipas Ermalit ka një kontribut të barabartë me të në këtë sukses.

“Dua të falenderoj një njeri shumë special që ka një kontribut të barabartë me mua për këtë sukses, faleminderit shumë Elvana Gjata.

Megjithatë,këngëtarja  nuk mund të ishte e pranishme gjatë premierës së filmit “I love Tropoja” për shkak të një tjetër angazhimi.

“Elvana Gjata nuk ia doli të vinte sot, sepse kishte një angazhim shumë të madh dhe meqë nuk ia doli, po i them nga kjo skenë: Mirë ta bënë që të vunë dysh!”- tha Mamaqi duke iu referuar vendit të dytë në “Festivalin e RTSH-së”, ndërsa salla shpërtheu nga të qeshurat.

Tash esht Koha
TAGS