“Nuk ka lumturi më të madhe…” Këngëtarja Rezarta Shkurta dedikim për 98 vjetorin e Nexhmije Hoxhës

“Nuk ka lumturi më të madhe…” Këngëtarja Rezarta Shkurta dedikim për 98 vjetorin e Nexhmije Hoxhës

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është rishfaqur sërish këtë të hënë me një postim në rrjetin social, ku shihet përkrah gruas së ish diktatorit Enver Hoxha.

Nexhmije Hoxha ka festuar 98 vjetorin e lindjes së saj, ndërsa Rezarta Shkurta, gruaja e nipit të Nexhmijes ka bërë një dedikim për të:

“Nuk ka lumturi më të madhe nga thellësia e shpirtit për mua si nënë, që vogëlushja ime ka këto kujtime të paçmueshme me stërgjyshen e saj, që numëron denjësisht 98 vite. Familja është trashëgimia më e shtrenjtë”, janë fjalët që Rezarta ka shkruar bashkëngjitur me videon.

TAGS