“Nuk ka më tortë me qirinj, por…” Ardit Gjebrea feston ditëlindjen dhe surprizën më të bukur ia bëri e bija

“Nuk ka më tortë me qirinj, por…” Ardit Gjebrea feston ditëlindjen dhe surprizën më të bukur ia bëri e bija

Dita e sotme është e veçantë për moderatorin Ardit Gjebrea, pasi feston 57-vjetorin e lindjes. Për ta bërë më të bukur, Arditi kishte mbledhur të gjithë familjarët e tij dhe shoqërinë për të festuar në Sarandë.



Të pranishëm në festën e tij të ditëlindjes ishin edhe artistë shumë të njohur si: Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Kejsi Tola, Marsela Çibukaj, Eni Çobani etj.

Ka qenë vetë ai që ka ndarë copëza nga festa e tij e ditëlindjes nëpërmjet disa postimeve në InstaStory dhe nga fotot shihet se të gjitha e kanë kaluar më së miri.

Ana Gjebrea së bashku me Kejsi Tolën kanë kënduar një duet të dyja dhe për të ky ishte momenti më i bukur gjatë festës së ditëlindjes që e ka emocionuar pa masë.

Ndërkaq, moderatori i dashur për shqiptarët ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten Anila dhe vajzën Ana, ndërsa shkruan se nuk do të ketë më tortë me qirinj sipër, por vetëm një shishe që hapet.

“Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”! Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri”, është shprehur ai.

TAGS