Nuk kalon interpelanca për Spasovskin

Me 59 vota “për”, 20 vota kundër dhe 10 të përmbajtur Kuvendi nuk kaloi interpelanca kundër ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski.

Interpelanca për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, përplasi ashpër deputetët e pushtetit dhe opozitës maqedonase. 

VMRO-DPMNE-ja  akuzoi ministrin Spasovski për, siç thonë ata, rritjen e numrit të plaçkitjeve, vrasjeve dhe skandaleve. Megjithatë, pushteti e konsideron interpelancën si të pabazë, dhe tentim për të parandaliar të përparimin e shtetit.

Ministri Spasovski, në përgjigje ndaj akuzave të  opozitës, ndau disa fakte, siç tha ai, për t’i bërë gjërat më të qarta për publikun.

“Po flisni për rritjen e  numrit të vrasjeve. Ja të dhënar statistikore. 2014, kur VMRO-DPMNE-ja dhe Nikolla Gruevski ishin në majat e  pushtetit dhe kur ministre ishte Gordana Jankullovska, kishte plotë 25 vrasje. Në vitin 2018 kemi 17 vrasje. Faktet dhe të dhënat janë këto. 2014 efikasiteti në realizim ishte 42 për qind, ndërsa realizimi në 2018 është 75 për qind”, tha Spasovski.

Loading…

TAGS