Nuk lejohen pështymat, shfryrja e hundëve dhe topi dezinfektohet/ Ja kush është vendi që nisi kampionatin e futbollit

Nuk lejohen pështymat, shfryrja e hundëve dhe topi dezinfektohet/ Ja kush është vendi që nisi kampionatin e futbollit

Në Ishujt Farore janë të lumtur. Jo vetëm sepse sipas nuk ka pasur asnjë viktimë prej koronavirusit, por sepse nëse në Europë po mendojnë të nisin të luajnë apo jo, ishujt që gjenden mes Skocisë, Islandës dhe Norvegjisë, do të jenë federata e parë e UEFA-s që do ta bëjë diçka të tillë: zyrtarisht më 9 maj.Protokolli është i njejtë si në vendet e tjera.





Tani nuk është ndonjë problem i madh që stadiumi i kryeqytetit Torshavan me 5 mijë vende të mbyllë dyert. Në fushë nuk do të lejohen pështyrjet dhe shfryrja e hundëve. Për të pirë ujë, çdo kush do të ketë shishen e tij personale. Do lahen duart para dhe pas ndeshjes, ndërsa do të dezinfektohet edhe topi para nisjes.

çdo klub duhet të vendosë në dispozicion dy dhoma zhveshjeje për ço skuadër. Do të jetë një kampionat që do sjellë gjallëri në këtë shtet të vogël ku ka më shumë dele sesa banorë (80 mijë kundrejt 50 mijë) dhe që për të shkuar deri aty duhet t’i besosh një kompanie ajrore lokale, që është në gjendje të përballojë erëat e forta gjatë uljes.

TAGS