“Nuk ndjej keqardhje për rrëshqitjen e Gerrardit, Liverpoolin e mposhtem me ekip rezervë”

“Nuk ndjej keqardhje për rrëshqitjen e Gerrardit, Liverpoolin e mposhtem me ekip rezervë”

“Nuk ndjej keqardhje për rrëshqitjen e Gerrardit, Liverpoolin e mposhtem me ekip rezervë”

Demba Ba ka qenë në mesin e protagonistëve në vitin 2014, kur Chelsea fitonte 0-2 në ‘Anfield Road’ ndaj Liverpoolit, për t’iu dhënë një goditje të madhe këtyre të fundit në luftën për titull.

Sulmuesi nga Senegali, pesë vite pas është kthyer të flas për njërën nga ndeshjet më të komentuara viteve të fundit në Premierligë.

Liverpool dukej se po i jepte fund pritjes së gjatë për titullin e kampionit , por u mposht nga Chelsea 0-2, dhe njëri gol erdhi pas një gabimi të Steven Gerrard në mesfushë, me Demba Ba, që mposhte Simon Mingolet.

“Nuk ndjej keqardhje për të. Unë nuk jam një tifoz i Steven Gerrard. Nuk jam një tifoz i Liverpoolit. Nuk jam një tifoz i Manchester Cityt ose të jem i lumtur që ata fituan ligën”, ka deklaruar Demba Ba, përcjell ‘lajmi.net’.

“E gjitha ishte pjesë e lojës. Ne shkojmë dhe bëjmë punën tonë. Shkojmë për të fituar”.

“Goli në Anfield nuk ka kishte sjellë asgjë, përveç që kemi arritur të mposhtim Liverpoolin”.

“Mourinho kundër tyre startojë me ekip rezervë. Një pjesë e madhe e lojtarëve që startuan atë ditë nuk ishin në formacionin startues çdo javë”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS