Nuk respektoi masat anti-Covid, pranga reperit shqiptar

Nuk respektoi masat anti-Covid, pranga reperit shqiptar

Reperi i ri shqiptar i njohur si Kastro e ka pësuar, ndërsa është arrestuar nga policia, pasi nuk ka respektuar masat anti-Covid. Gjatë kohës që ishte duke xhiruar klipin e tij më të ri, Kastro është vënë në pranga nga blutë e Maqedonisë së Veriut dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime.



Vetë reperi përmes një postimi në “Instagram” ka bërë me dije se ai është arrestuar për shkak të mos respektimit të masave që janë ndërmarrë kundër përhapjes së koronavirusit.

“Unë sot jam arrestuar e u mora në pyetje nga organet kompetente, sepse kam qenë duke xhiruar klipin e ri në mënyra shumë të rregullta, me maska dhe distancë. Por sidoqoftë, pas disa orësh jam liruar. Kështu që për pak ditë shihemi me këngën e re”, shkruan reperi.

Gjithashtu “Telegrafi” ka siguruar disa foto në të cilat reperi shihet në momentet e arrestimit nga policia maqedonase.

TAGS