Gjatë kufizimeve të lëvizjes, nuk sanksionohen personat që denoncojnë vepër penale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Lidhur me kërkesat që në opinion janë parashtruar nga organizatat joqeveritare, Ministria e Brendshme informoi se qytetarët që duan të raportojnë një vepër penale duhet ta bëjnë këtë në numrin falas 192 ose në stacionin më të afërt policor dhe për këtë nuk u duhet një leje e veçantë. Ata mund të lëvizin pa probleme deri te stacioni më i afërt policor. E njëjta gjë vlen për qytetarët të cilët për shkak të dhunës ose veprave të tjera penale kanë nevojë për ndihmë të institucionit shëndetësor, kështu që për këtë nuk ka nevojë për leje speciale.
Nga MPB-ja theksojnë se institucionet funksionojnë pa përjashtime për mbrojtjen e qytetarëve dhe rreth të gjitha denoncimeve të dhunës në familje, veprohet në mënyrë të koordinuar me ekipet e qendrave për punë sociale.