Numri i personave me mbipeshë është dyfishuar

Numri i personave me mbipeshë është dyfishuar

Në bazë të raporteve të fundit, numri i personave obezë është dyfishuar në 20 vitet e fundit, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Udhëheqësit e shëndetësisë në Britaninë e Madhe e kanë ngritur këtë çështje si një “problem urgjent”, pasi që dihet se obeziteti është shkaktari kryesor i kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Sipas raporteve të publikuara këtë javë në Britaninë e Madhe, 64% e të rriturve janë me mbipeshë. Kjo është një rritje e madhe e obezitetit dhe njëkohësisht e shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Disa nga arsyet e kësaj rritjeje ekstreme të mbipeshës janë: përdorimi i ushqimeve të shpejta, mungesa e aktivitetit fizik dhe përdorimi i ëmbëlsirave.

TAGS