NUNS: Vuçiq t’u kërkojë falje gazetarëve

NUNS: Vuçiq t’u kërkojë falje gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (NUNS) dënon ashpër deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në të cilën gazetarët e pavarur nga veriu i Kosovës janë etiketuar si “një agjenci mediatike e paguar drejtpërdrejt nga jashtë, duke shkatërruar unitetin e popullit serb në Kosovë”.

“Kjo nuk është hera e parë që koleget dhe kolegët tanë nga veriu i Kosovës janë nën presion, në disa raste ata u goditën nga sulme të drejtpërdrejta fizike, verbale dhe hakerëve”, thuhet në reagim.

NUNS kujton se një retorikë e tillë është shumë e rrezikshme sidomos në Kosovë, ku situata ka qenë në prag të konfliktit prej vitesh.

“Përkujtojmë se autoritetet me retorikë të ngjashme sulmuan Oliver Ivanoviq, e cila pasoi me vrasjen e dhunshme, andaj kërkojmë që presidenti i Serbisë ta tërheqë këtë deklaratë sa më parë që të jetë e mundur dhe t’iu kërkojë falje gazetareve dhe gazetarëve nga veriu i Kosovës”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

TAGS