Nxënësi indonezian ndihmohet me duar për të ecur mbi tri kilometra që të shkojë në shkollë, shkaku i gjendjes së këmbëve (Video)

Nxënësi indonezian ndihmohet me duar për të ecur mbi tri kilometra që të shkojë në shkollë, shkaku i gjendjes së këmbëve (Video)

Mukhlis Abdul Kholik i njohur si Adul, kalon mbi tre kilometra në ditë për të shkuar në shkollë, duke u ndihmuan me duar.

Nxënësin tetëvjeçar që jeton në një zonë rurale të Indonezisë, nuk e ndalon gjendja e këmbëve, që të mos mungojë në asnjë orë mësimore, transmeton Telegrafi.

Indoneziani ka lindur me një deformim të rrallë, në këmbë dhe që i vogël është dashur të lëvizte me të katër gjymtyrët. Në mungesë të ndonjë transporti, Adul detyrohet të vë papuçe në duar, për të lëvizur nëpër terrenin e vështirë.

“Përkundër gjendjes fizike, ai është i motivuar dhe aktiv në secilin aspekt. Pos mësimit, tregon edhe shkathtësi në aktivitet tjera” ka thënë mësimdhënësi tij. /Telegrafi/

TAGS