Alsat 2019-04-11T15:18:28+02:00
Turma të mëdha të qenve endacak sërish vërshojnë rrugët e Tetovës të cilët rrezikojnë qytetarët. Më të rrezikuar nga qentë endacakë janë nxënësit e dy shkollave, gjimnazit dhe Shkollës Fillore “Istikball”. Drejtori i Shkollës fillore Istigball, rekomandon prindërit që të sjellin fëmijët vetë në shkollën, por edhe ti marrin, që të mos bien pre e qenve të rrugës.
Nxënësit të vinë ti marrin prindit por edhe i sjellin dhe duhet ti presin kur mbaron orari i mësimit aty para shkollës, dhe mendoj që janë nën përkujdesjen e tyre – tha Rexhep Halili. Drejtor i Sh.F.Istigball.
“Kemi problem të madh. Duhet ta cekim se është me rëndësi se rrinë të ulur edhe para dyqanit, nuk mund të hyjmë brenda në dyqan”.
“Gjithnjë janë fëmijët e rrezikuar prej tyre, duhet të merren masa të rregullohet kjo”.
“Kam pa nga një ama kaq shumë sot i shoh këtu në shkollë. Dihet se ka rrezik”.
Mjekët rekomandojnë që rast të kafshimit nga qentë, dhe duke ditur që shumica e tyre janë të pa vaksinuar, pacientët të paraqiten në qendrën për sëmundje infektive.
Pasi të kafshohen normal që duhet të paraqiten tek ne dhe e kryejmë punën që duhet ta bëjmë, me vaksinë dhe serume, por shpesh herë ndodh që mos të ketë – deklaroi Halil Ismaili, infektolog.
Nga komuna e Tetovës, thonë se qytetarët duhet të kenë durim deri javën e ardhshme kur pritet të hapet qendra për përkujdesje të qenve.
Lokacioni është siguruar, janë bërë gjitha parapërgatitjet për fillim me punë dhe javën e ardhshme do të fillojë me punë trajtimi i qenve endacakë – u shpreh Arsim Nuredini. Qendra për veprimtari publike.
Nuredini tha se pas informatave të qytetarëve se qentë sillen nga Qytete tjera, Komuna ka bërë kërkesë në Inspektorat dhe polici nga ku presin rezultate konkrete.
Bashkim Sulejmani
Loading…