Alsat 2019-04-18T15:42:03+02:00
Arsimi profesional në vend vazhdon të llogaritet edukim pa të ardhme. Dekada me radhë kjo arsyetohet me faktin se të kualifikuarit me arsim profesional punojnë në vende që paguhen më pak dhe nuk fitojnë njohuri të nevojshme. Ministria e Arsimit me fushatë për promovimin e arsimit të mesëm profesional si zgjedhje dhe vendim i duhur që do të përcakton suksesin e mëtutjeshëm profesional të rinjve.
E ardhmja duhet të kërkohet në zgjedhjen dhe avancimin brenda arsimit profesional. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë, për nxënësit e shkollave fillore, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen se në cilën shkollë të mesme të vazhdojnë arsimimin e tyre- deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit.
Nga Oda Ekonomike shprehen se edukimi profesional është investim në profesione tashmë deficitare të kërkuara jo vetëm tek ne por edhe në vendet e BE-së dhe më gjerë.
Ajo që është më e rëndësishme, nxënësi fiton mundësi për zgjedhje të një profesioni që paraqet investim në ardhmërinë e tij. Investim në profesion që është deficitar dhe I kërkuar nga biznesi. Investim në profesion që është I kërkuar jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e BE-së dhe më gjerën- deklaroi Aneta Trajkovska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Fushata “Edhe e mesme edhe e vlefshme. Zgjidh arsimin profesional” është paraparë të zgjasë një muaj. Nga Ministria e Arsimit gjithashtu njoftuan se për regjistrimin e semimaturantëve në shkolla të mesme janë paraparë gjithsej 35.690 vende të lira. Prej tyre 18.365 për arsimin profesional me kohëzgjatje katërvjeçare, 5.490 vende për arsimin profesional trevjeçar, si dhe 408 vende të lira për arsim profesional dy vjeçar. Ndërkohë, për gjimnazet janë paraparë 10.713 vende të lira.
Melihate Rustemi
Loading…