Obama bëhet babadimër (Foto)

I njohur për natyrën e tij argëtuese dhe afërsinë më njerëzit, ish-presidenti amerikan Barack Obama edhe këtë fundvit ka gëzuar fëmijët në nevojë.

Obama ka vizituar një prej qendrave spitalore të fëmijëve në kryeqytetin amerikan, ku edhe ka shpërndarë dhurata në prag të festave të fundvitit.

Madje Obama ka vendosur edhe kapelën e Babadimrit, ndërsa ka kënduar edhe këngën e Krishtlindjes bashkë me fëmijët dhe stafin e spitalit. /kp/Telegrafi/

TAGS