4 April 2018 / 14:18
Objekti i Arkivit Shtetëror do t’i nënshtrohet sanimit të ujërave atmosferik dhe dëmeve të shkaktuara nga shirat e muajve të fundit, deri në ndërtimin e një objekti tërësisht të ri për këtë institucion. Vendimi për një objekt të ri u miratua në seancën e fundit të Qeverisë. Nga ky institucion thonë kanë marrë këtë vendim me qëllim që të sigurohen kushte të përshtatshme afatgjate për ruajtjen e materialeve arkivore dhe me vlerë historike të cilat, javë më parë, u rrezikuan nga shirat dhe përmbytja e depove. Një pjesë e këtyre materialeve ruhen në objektin e mëhershëm të Arkivit por nga Qeveria thonë se është e pamundur që ky institucion të kthehet në hapësirat e tij të vjetra sepse ato tashmë janë përshtatur për Prokurorinë Publike. Deri në ndërtimin e objektit të ri, nga Qeveria sigurojnë se materialet dhe depotë, mbahen të sigurta nga ndonjë përmbytje tjetër e mundshme.
Bahet fjalë për ndërtim të objektit të ri për të cilin duam të arrijmë zgjidhje afatgjate për mbrojtjen e materialeve arkivore. Sa i takon çështjes se sa kjo do të kushtojë, ne tashmë e angazhuam drejtorin e Arkivit Shtetëror t’i sigurojë këto të dhëna dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të gjendet mundësi për financimin e objektit – deklaroi ministrja Zorica Apostollska.
Alsat M