Photo: granit.mk
31 March 2018 / 16:00
Ndoshta simbolikisht, mosfunksionimi teknik i sistemit të alarmit në Gjykatën e re Penale të stilit Barok e cila u përurua sot, e përshkroi situatën në gjyqësor – si alarmante.
As kryetari i gjykatës, Ivan Xholev, nuk arriti ta rregullojë që të fiket shpejtë alarmi. Pavarësisht nga kjo situatë gjatë ceremonisë së hapjes së objektit, ku morën pjesë funksinarë të caktuar sferën gjyqësore, Xholev u zotua se Penalja do të bëhet shembull i gjyqësorit në vend dhe qytetarët do të jenë të barabartë përpara ligjeve.
Gjykata e re penale do ta krijojë bukurinë nga brenda. Këtë do ta krijojmë ne, kryesisht punonjësit në gjykatë. Jam i bindur se Gjykata Penale ka njerëz, do të përsëris, njerëz me integritet dhe besueshmëri, njerëz që besoj në të ardhmen, për shkak të integritetit të tyre, publiku do t’i emërtojë ato me fjalën të paprekshëm – deklaroi Ivan Xholev – Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup.
Përndryshe, alarmi u fik më vonë dhe të pranishmit mundën të shijojnë në qetësi koktejin.
Në ndërkohë, janë dërguar njerëz që ta fikin alarmin, kështu që nuk do të na pengojë – tha ai.
Ndër të parët që do të provojnë kushtet e reja të Gjykatës, është ish-kryeministri Nikola Gruevski, i cili të hënën do të gjykohet për lëndën “Titanik” të cilën e përfaqëson Prokuroria Speciale. Ishte pikërisht Gruevski i cili në vitin 2010 hodhi lopatë në gurthemelin e kësaj ndërtese.
Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski tha se ky është vetëm një nga projektet e papërfunduara të trashëguara nga Qeveria e kaluar. Ai shtoi se edhe pse institucioni i tij nuk ka ministër, reformat rrjedhin pa probleme. Cila parti do ta marrë këtë ministri do të varet nga negociatat për zgjerimin e koalicionit qeveritar. Pa pengesa, sipas Ristovskit, funksionon gjithashtu trupi për ndjekje të reformave në gjyqësor.
Ne kemi filluar në mënyrë konstituive të mërkurën, do të vazhdojmë tani të mërkurën, para festave të Pashkëve dhe pastaj çdo dy javë, çdo të mërkurë të dytë nga ora 17 deri në 19. U diskutua për rregulloren. Nuk e kemi miratuar atë, ka pasur disa vërejtje në draft Rregulloren, do ta miratojmë atë të mërkurën dhe të mërkurën do të jetë në rend dite shqyrtimi i Ligjit për Gjykatat, me dy të tretat – deklaroi zëvendësministër i Drejtësisë Oliver Ristovski.
Ndërtesa e re e Gjykatës Penale ka 25 salla gjyqësore, dy prej të cilave janë të mëdha, u ndërtua tetë vjet me një hua të Bankës Botërore prej 8.3 milionë euro.